HAP “SËNDUKUN E KUJTIMEVE”/ Kida na tregon si ka qenë fëmijëria saj përmes fotove – AlpeGossip
HAP “SËNDUKUN E KUJTIMEVE”/ Kida na tregon si ka qenë fëmijëria saj përmes fotove

HAP “SËNDUKUN E KUJTIMEVE”/ Kida na tregon si ka qenë fëmijëria saj përmes fotove

E re në moshë, e suksesshme dhe me gjithë potencialin e mundshëm për një të ardhme shumë të mirë në tregun muzikor shqiptar. Po flasim për këngëtaren simpatike Kida e cila që në daljen e saj të parë, bëri menjëherë për vete mjaft fansa ndaj dhe sot është ndër të rejat më të ndjekura në rrjete sociale.

Thënë këtë, përpos arritjeve të saj në karrierë sigurisht që bëhemi kuriozë edhe për jetën e saj personale që këngëtarja e mban shumë private duke mos dashur të rrëfejë shumë.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme ajo ka vendosur të “thyejë akullin“ e të prezantojë për ne disa momente të këndshme nga fëmijëria dhe familja e saj nëpërmjet disa fotove të vjetra që ka postuar në Instastory.

Kida e vogël ngjan shumë me Kidën që është sot, sidomos përsa i përket buzëqeshjes që duket se e ka stampuar në fytyrë që në vegjëli dhe sa mirë ka bërë.