“TANI NUK KA ARYSE TË DALË NGA SHTËPIA”/ “Nnepset” e Einxhel gjatë shtatzanisë vlejnë edhe për Dagz – AlpeGossip
“TANI NUK KA ARYSE TË DALË NGA SHTËPIA”/ “Nnepset” e Einxhel gjatë shtatzanisë vlejnë edhe për Dagz

“TANI NUK KA ARYSE TË DALË NGA SHTËPIA”/ “Nnepset” e Einxhel gjatë shtatzanisë vlejnë edhe për Dagz

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

E teksa bukuroshja nuk ngurron të ndajë me ne momente nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm, së fundmi ajo ka ndarë me ne disa Instastory ku na zbulon se ka një neps për të blerë gjëra të reja. E duket se prezantuesja është fokusuar në mobiljet e reja të shtëpisë e blerja më e fundit është televizori. ‘Nepset’ e Einxhel duket se kanë ‘shqetësuar’ ndjekësit të cilët mendojnë ‘sa po vuan’ Dagz, por në një ‘video selfie’, bukuroshja është shprehur se në fakt këto blerje vlejnë edhe për partnerin e saj.

Ky nepsi i televizorit më besoni që nuk është i vetmi neps i çuditshëm që kam dhe më vjen shumë keq që më ka kapur një neps me shpenzime të tilla. Megjithatë pa merak se një pjesë qe ia qan hallin Dagz se mos e mundoja ose mos e lodhja është totalisht në terezi të vetë dhe as nuk i prishi punë fare se i zgjidha vet. Madje është super i lumtur se sa herë vjen në Tiranë ankohet që nuk ka ku të shohë filmat dhe ndeshjet. Tani nuk ka arsye të dalë nga shtëpia.

"Tani nuk ka më arsye të dalë nga shtëpia","Tani nuk ka më arsye të dalë nga shtëpia","Tani nuk ka më arsye të dalë nga shtëpia",

Së fundmi Einxhel na ka treguar se ka nisur nga blerjet e lodrave për fëmijë që do të vijë në jetë. Ajo çfarë na bën përshtypje është ngjyra e lodrave që moderatorja ka zgjedhur, të cilat janë ngjyrë rozë, duke ngritur kështu përsëri dyshimet se ndoshta Einxhel dhe Dagz janë në pritje të një vajze.