HISTORIA E TRISHTË E GRUAS ME KANCER NË GJI/ Nuk lejoi t’i rrënohej jeta seksuale – AlpeGossip
HISTORIA E TRISHTË E GRUAS ME KANCER NË GJI/ Nuk lejoi t’i rrënohej jeta seksuale

HISTORIA E TRISHTË E GRUAS ME KANCER NË GJI/ Nuk lejoi t’i rrënohej jeta seksuale

“Kur m’u shfaq kanceri në gji për herë të parë, në të njëzetat e mia, ne sapo ishim martuar dhe vendosëm që jeta jonë seksuale do të mbijetonte, thjesht sepse kështu donim ne të ndodhte. Bënim seks kur unë isha tullace nga kimioterapia, kur kisha një tub në sqetull, kur kisha shenja të reja në trup nga operacionet. Ndjesia e vdekshmërisë e bëri seksin një akt rezistence, triumfi.

Kur një tumor i dytë shokues m’u shfaq 18 vite më vonë, e dija që ta lija veten të lirë në duart e kënqësisë ishte e vetmja mënyrë që ta falja trupin tim, të bëja paqe me ç’po ndodhte. Pasi u vendos që do të hiqja të dy gjokset, ne vazhdonim të bënim seks. Por u tërhoqëm gradualisht nga gjoksi im, për të mbrojtur veten nga humbja që na priste.

E ngulur në divan, në shërim e sipër, porosita thithka ngjitëse dhe reçipeta që veshin gratë seksi. Prisja që gjoksi im i ri të mos kishte ndjeshmëri. Nuk e dija që ndjeshmëria do të më humbiste në bark, aty ku morën indin për të krijuar gjoksin. Nuk e dija sa e rëndësishme ishte në seks zona nga ijet e deri në kërthizë.

Jemi ende të vendosur. Gjoksi im i ri dukt fantastik në print leopardi, tyl lejla, dantellë të zezë. Reçipetat dhe thithkat ngjitëse janë argëtuese, por shpërqëndruse. S’ndjej më nxehtësi apo prekje, por mund të ndjej trysni. Rëndësi ka ajo që mbijetoi, kënaqësia e ëmbël e lakuriqësisë mbi lakuriqësi, ngjeshur bashkë.”