Vetëvlerësimi i tepruar i Feros “zhvlerëson” të gjithë kolegët/ Shumë shpejt vjen “Albumi i shekullit” (VIDEO) – AlpeGossip
Vetëvlerësimi i tepruar i Feros “zhvlerëson” të gjithë kolegët/ Shumë shpejt vjen “Albumi i shekullit” (VIDEO)

Vetëvlerësimi i tepruar i Feros “zhvlerëson” të gjithë kolegët/ Shumë shpejt vjen “Albumi i shekullit” (VIDEO)

Fero është një nga reperat më të rinj në tregun muzikor shqiptar. Brenda pak muajsh që nga prezantimi i tij i parë ai fitoi shumë popullaritet, kjo jo vetëm për aftësinë e tij por edhe për shkak të menaxhimit të mirë nga ana e “On Records”. Edhe pse është ende shumë i ri, Fero është në hapat e duhur të zhvillimit të karrierës së tij dhe mbrëmjen e djeshme ka paralajmëruar se brenda pak kohësh do të lançojë një album. Ai njihet për vetvlerësimin shpesh edhe pak të tepruar, gjë që evidentohet edhe në videon e postuar në profilin e tij në Instagram.

Reperi shfaqet duke numëruar një nga një gjithë këngët që i ka sjellë publikut, duke i quajtur të gjitha kryevepra. Sipas tij, “Feromeni”, “Mamacita”, “A pe din qysh”, “Gang Gang”, “S’ka konkurrenc”, “Vi Vet”, “Vendi “, janë të gjitha “kryevepra” të prodhuara prej tij. Të gjitha këto këngë do të jenë pjesë e albumit më të ri të Feros të cilin ai e quan: “Albumi i shekullit.”

Me pak fjalë, reperi i paralajmëroi fansat dhe i dha një sinjal kolegëve të tij se ky album do të jetë më i miri i gjithë muzikës shqiptare prodhuar ndonjëherë. Ju si mendoni?

ALBUMI I SHEKUJVE NGA FERO prod by @zzapnchriss 💯🥇

A post shared by ALLES BABA (@ferofera) on