TMERROHEN QYTETARËT/ Aeroplani fluturon mespërmes gradaçelave (VIDEO) – AlpeGossip
TMERROHEN QYTETARËT/ Aeroplani fluturon mespërmes gradaçelave (VIDEO)

TMERROHEN QYTETARËT/ Aeroplani fluturon mespërmes gradaçelave (VIDEO)

Punonjësit në zyrave dhe banorë kanë mbetur të tmerruar pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Australiane fluturoi pak metra nga ndërtesat e larta gjatë një festivali të madh.

Aeroplani Boeing C-17 ishte pjesë e një shfaqje ushtarake ‘Riverfire’ në South Park.

Video tregon aeroplanin gjigand që fluturon nëpër qytet drejt rrokaqiejve dhe që ngrihet lart në minutën e fundit për të shmangur përplasjen. Ndërsa qytetarët e tmerruar kanë telefonuar policinë.

Marifeti i pilotit u konsiderua i panevojshëm dhe i rrezikshëm.

“Një gabim i vogël dhe gjithë ato ndërtesa do ishin shkatërruar e njerëzit do kishin vdekur,”-tha një qytetar.

‘Riverfire’ është event që zhvillohet çdo vit në Brisbane.