Aksidentohet rëndë reperi i famshëm/ Ja gjendja e tij shëndetsore (FOTO) – AlpeGossip
Aksidentohet rëndë reperi i famshëm/ Ja gjendja e tij shëndetsore (FOTO)

Aksidentohet rëndë reperi i famshëm/ Ja gjendja e tij shëndetsore (FOTO)

Vetëm disa javë më parë reperi i njohur Post Malone ishte shumë pranë vdekjes teksa pësoi një aksident me avionin e tij privat, i cili bëri ulje emergjente.

Mirëpo mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm reperi 23-vjeçar është përfshirë në një aksident automobilistik.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, është fotografuar teksa ndodhej në anë të rrugës dhe shfaqej duke biseduar me oficerët e policisë.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa pati vetëm dëme materiale tek makina e tij.

Duke parë afërsinë e madhe midis dy aksidenteve reperi ka bërë një status domethënës në profilin e tij në Twitter.

“Perëndia duhet të më urrejë”, shkruan reperi.

Autoritetet e policisë kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2:42 të mëngjesit të sotëm dhe ata e kanë gjetur makinën e reperit të rrëzuar, teksa ishte përplasur me një makinë tjetër.

“Malone ishte në rolin e pasagjerit në makinë. Asnjë lëndim nuk është raportuar dhe asnjë nga të përfshirët në aksident nuk kishte konsumuar alkool.”, bënë të ditur autoritetet e policisë.