E BIJA FESTON 1 VJETORIN/ Valdrin Sahiti publikon videon dhe fjalët më të ëmbla për të – AlpeGossip
E BIJA FESTON 1 VJETORIN/ Valdrin Sahiti publikon videon dhe fjalët më të ëmbla për të

E BIJA FESTON 1 VJETORIN/ Valdrin Sahiti publikon videon dhe fjalët më të ëmbla për të

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, festojnë sot 1-vjetorin e ardhjes në jetë të së voglës Bella. Vajza e vetme e çiftit të njohur nuk është e panjohur për publikun, pasi disa foto të saj, stilisti i ka bërë publike edhe më herët. Në këtë atmosferë feste, Valdrini ka publikuar një video ku Bella shfaqet e veshur me një fustan jeshil që ka gjasa të jetë ideuar nga i ati. “Bella ime, drita ime, kuptimi i jetës, sot 1 vjeç”,-shkruan Sahiti krahas videos në fjalë.

Kaq ka mjaftuar që shumë komplimenta dhe urime t’i drejtohen Bellës në këtë ditëlindje të parë. Kujtojmë se stilisti dhe bashkëshortja u bënë prindër vitin që shkoi, pak kohë pasi celebruan dashurinë e tyre.