DALIN PAMJET NGA CEREMONA/ Jonida Vokshi dhe Besniku kurorëzohen në martesë – AlpeGossip
DALIN PAMJET NGA CEREMONA/ Jonida Vokshi dhe Besniku kurorëzohen në martesë

DALIN PAMJET NGA CEREMONA/ Jonida Vokshi dhe Besniku kurorëzohen në martesë

Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida dhe Besniku kanë kurorëzuar pak minuta më parë dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Çifti janë kurorëzuar në një ambient si në përralla, buzë detit, organizuar në detaje nga “Ami Event”.

Për ceremoninë e betimit, Jonida ka zgjedhur një fustan të bardhë të ngushtë që i nxjerr më së miri linjat perfekte ndërsa Besniku kostum blu.

Një detaj shumë i bukur kanë qenë tabelat me mbishkrime interesante. “Nesër hani petullat vet…se ne jena nxon”, shkruhet në një tabelë.

Ndërsa në tabelën në qendër të ambientit shkruhet: “M’fal Hanë po sonte n’tokë…dikush tjetër bon dritë më shumë se ti”.

“Hiqni takat dhe këpucët…ejani të kërcejmë”, shkruhet në hyrje të lokalit dhe poshtë janë vendosur disa shapka të bardha për këdo që lodhet duke kërcyer me taka. Një ide gjeniale!

Çifti ka vendosur edhe një kuti ku të ftuarit mund të lënë një mesazh. “Duke ju njohur të mbetemi në zemër”, ishte mesazhi i Amit dhe Ermalit për çiftin.