“JE GËZIMI IM…”/ Adrola Dushi surprizohet për Shën Valentin nga mashkulli më i rëndësishëm i jetës – AlpeGossip
“JE GËZIMI IM…”/ Adrola Dushi surprizohet për Shën Valentin nga mashkulli më i rëndësishëm i jetës

“JE GËZIMI IM…”/ Adrola Dushi surprizohet për Shën Valentin nga mashkulli më i rëndësishëm i jetës

Adrola Dushi është bërë nënë një moshë shumë të re dhe sot vogëlushi Troi është si shoku më i ngushtë i saj. Modelja e njohur ka krijuar një lidhje shumë të fortë me të voglin dhe herë pas here ka shprehur pendesën që nuk ka mundur të kalojë kohë me të për shkak të profesionit. Adrolës i duhet të udhëtojë sa nga një shtet në tjetrin për shkak të punës së saj si modele dhe shpesh ndodh që të qëndrojë larg të birit për një kohë shumë të gjatë.

Megjithatë ajo ja ka dalë që të rrisë një djalë shembullor, i cili di si ta surprizojë mami Adrolën dhe ta bëjë të ndihet femra më e vlerësuar në botë. Ditën e sotme Adrola ka marrë mesazhin më të bukur për Shën Valentin nga mashkulli më i rëndësishëm në jetën e saj, Troi. Me anë të një videomesazhi ai e falenderon Adrolën për gjithçka dhe ndër të tjera shprehet: “Ti o mami je shumë e mrekullueshme. gëzuar ditën e Shën Valentinit”.

Adrola duket se është emocionuar shumë nga ky mesazh i të voglit dhe e ka shpërndarë menjëherë në rrjete sociale

“Unë nuk e di ku kam bërë aq mirë sa të meritoj një djalë si ti. Nuk më besohet që ti u rrite kaq shumë sa mua të më vijë një mesazh i tillë. Jam njeriu më i bekuar në botë. Ti je gëzimi im”, shkruan Adrola përkrh mesazhit të Troit.

https://www.instagram.com/p/CLQ_oHQFGYZ/?utm_source=ig_web_copy_link