Në listën e 25 grave më me influencë në Britani, Dua Lipa: “Jam e nderuar…”(FOTO) – AlpeGossip
Në listën e 25 grave më me influencë në Britani, Dua Lipa: “Jam e nderuar…”(FOTO)

Në listën e 25 grave më me influencë në Britani, Dua Lipa: “Jam e nderuar…”(FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është renditur nga Vogue në listën e 25 grave më me influencë në Britani.

22-vjeçarja është shprehur shumë e nderuar për këtë vlerësim të bërë ndaj saj.

“Falemiderit British Vogue dhe Edward Enninful. Është një nder kaq i madh që të jem në listën e grave më me ndikim në vitin 2018,”-shkruan Dua në një postim në Instagram.

Emri i Dua Lipës është krah Meghan Markel, dukeshës së Sussex, JK Rowling, Amal Clooney.

Gratë e përzgjedhura në listë, variojnë nga mosha 22 vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73 vjeçarem, Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme si dhe përfshin figura të politikës, arteve, modës, mediave dhe sportit.