EDHE STILISTI FRANCEZ NË MBROTJE TË KAFSHËVE/ Heq dorë nga peliçet – AlpeGossip
EDHE STILISTI FRANCEZ NË MBROTJE TË KAFSHËVE/ Heq dorë nga peliçet

EDHE STILISTI FRANCEZ NË MBROTJE TË KAFSHËVE/ Heq dorë nga peliçet

Jean Paul Gaultier është stilisti i fundit që ndaloi përdorimin e lëkurës dhe gëzofit të kafshëve në koleksionet e tij.

Ai njoftoi vendimin e tij, për mbrojtjen e kafshëve, live në një televizion francez këtë fundjavë.

Legjenda e modës tha se mënyra me të cilën kafshët janë vrarë për të përdorur gëzofin e tyre për modën ishte “absolutisht e mjerueshme”.

Gaultier iu bashkua shtëpive të tjera të modës për eleminimin e leshit nga koleksionet e tyre, duke përfshirë Gucci, Versace, Burberry, Armani, Ralph Lauren, Michael Kors, Vivienne Westqood dhe Stella McCartney.

Mimi Bekhechi, drejtoreshë e programeve ndërkombëtare të PETA, tha: “Ky vendim është shenjë që kohët po ndryshojnë, pasi shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të veshin asgjë me lëkurën apo gëzofin e kafshëve që janë mbajtur mizorisht në kafaz, janë kapur në kurthe dhe që kanë ngordhur ngadalë dhe me dhimbje.”

Lajmi për ndalimin e gëzofit vjen pas një presioni të gjatë nga PETA ndaj stilistit francez.