“NËSE AI TË BLEN LULE…”/ Ja çfarë mendon Cardi B për dhuratat e Shën Valentinit të burrave – AlpeGossip
“NËSE AI TË BLEN LULE…”/ Ja çfarë mendon Cardi B për dhuratat e Shën Valentinit të burrave

“NËSE AI TË BLEN LULE…”/ Ja çfarë mendon Cardi B për dhuratat e Shën Valentinit të burrave

Reperja Cardi B preferon t’i mbajë standardet lart, kur vjen puna te pritshmëritë sa u takon dhuratave të Shën Valentinit. Përmes një postimi në Twitter, 28-vjeçarja u shpreh se burrat duhet të shpenzojnë më shumë se gratë në ditën e dashurisë dhe se duhet të jenë ata që do t’i llastojnë më 14 shkurt partneret e tyre.

“Po! Edhe burrat e meritojnë të marrin dhuratë për Shën Valentinin, por dhurata e tyre nuk duhet të jetë e shtrenjtë sa ajo e vajzave. Kështu që nëse të blen lule, bliji bar”.

Njerëzit reaguan menjëherë duke i kujtuar artistes se ishte ajo që i dhuroi bashkëshorti të saj Offset-it një Lamborghini.

“Mora prej tij një unazë 550mijë dollarë në dorën e majtë, 400 mijë në të djathtën, bizhuteri dhe shumëçka tjetër”, argumenton Cardi.

Më tej, në një tjetër postim, Cardi tha se për këdo që nuk i pëlqeu krahasimi i luleve me barin, një tjetër shembull do t’u vinte në ndihmë:

“Nëse i blen asaj taka Louboutin, që kushtojnë mijëra dollarë, ajo do të të blejë një ps5, që është afërsisht 550 dollarë”.

Teksa gjithçka varet nga buxheti personal i gjithkujt, më poshtë do të gjeni disa ide për surprizën/dhuratën e Shën Valentinit:

Një palë të brendshme

Një këmishë/ fustan/ rrip/ portofol

Diçka të personalizuar

Një objekt praktik ku gjendet e stampuar një fotografi e juaja në çift

Darkë romantike