Herën e fundit që Zaimina u bë tapë/ U zgjua e zhveshur në krevat dhe nuk mbante mend si…(FOTO) – AlpeGossip
Herën e fundit që Zaimina u bë tapë/ U zgjua e zhveshur në krevat dhe nuk mbante mend si…(FOTO)

Herën e fundit që Zaimina u bë tapë/ U zgjua e zhveshur në krevat dhe nuk mbante mend si…(FOTO)

Zaimina Vasjari ka treguar për herën e fundit kur është bërë tapë, dhe sigurisht kjo ka ndodhur para se ajo të bëhej nënë.

E ftuar në “Pop Culture” Zaimina tregoi se ka ndodhur një rast kur ka qenë me Klodin, ku piu aq shumë saqë u zgjua në krevat e larë, e zhveshur dhe nuk mbante mend fare çfarë kishte ndodhur.

“Herën e fundit që jam bërë tapë mbaj mend të nesërmen, kur e pashë te telefoni i Klodit. Kishim shkuar diku për pushime. Pimë aq shumë atë natë dhe Klodi më tha ngjitu lart në dhomë dhe unë të bëj pagesën e darkës. Isha ulur dhe në momentin që u ngrita e kuptova. Nuk mbaj mend si u ngjita. Të nesërmen shikoja veten në krevat, të shtrirë të larë të zhveshur por nuk mbaj mend asgjë”.

Më pas Zaimina tha se kur kishte ardhur Klodi në dhomë, e kishte larë dhe e kishte vendosur në krevat dhe këtë e pa në telefonin e tij, pasi partneri i kishte bërë foto për t’ia treguar të nesërmen.