“DO TË NA SHKATËRROSH FYTYRËN”/ Fansat sulmojnë Kylie Jenner për linjën e re të kujdesit për lëkurën – AlpeGossip
“DO TË NA SHKATËRROSH FYTYRËN”/ Fansat sulmojnë Kylie Jenner për linjën e re të kujdesit për lëkurën

“DO TË NA SHKATËRROSH FYTYRËN”/ Fansat sulmojnë Kylie Jenner për linjën e re të kujdesit për lëkurën

Kylie Jenner gjithnjë mendon sesi të shtojë zerot  në llogarinë e saj bankare. Për këtë arsye së fundmi ajo vendosi, që të themelojë linjën e përkujdesit ndaj fytyrës të quajtur “Lëkura e Kylie-t”.

Linja e re do të lançohet më 22 maj dhe përfshin produkte të tilla si larës fytyre, tonik, serum dhe krem për sytë.

Pjesë e produkteve të përkujdesjes është edhe një scrub me arra. Kjo e fundit ka bërë që ndjekësit t’i sulen Kylie-t duke i thënë se me këtë produkt do të shkatërrosh fytyrat tona.

Ndonëse Kylie thotë se ky scrub është i butë me lëkurën tuaj dhe efikas pasi largon qelizat e vdekura, ndjekësit e saj kanë vazhduar me kritikat. As fakti që Kylie e përdorte vetë këtë scrub tri herë në javë, nuk ndali komentet negative.

“Një scrub fytyre me arra? Pse Kylie po përpiqet të shkatërrojë lëkurën tonë….”

“Epo kjo është e tmerrshme. Të mendosh që miliona vajza do e blejnë këtë scrub dhe do shkatërrojnë lëkurën” (ishin disa nga komentet e shumta).

 

 

Sipas komentuesve arra në fytyrë shkakton të çara, prandaj nuk është e rekomandueshme. Madje arra sipas tyre, mund ta bëjë lëkurën e fytyrës të duket më e vjetër.

Sigurisht ajo çka duhet të dini është se produktet nuk veprojnë njëlloj tek të gjitha lëkurat. Çfarë është e mirë për Kylie-n, është e dëmshme për dikë tjetër.

E mira do të ishte të dëgjonit lëkurën tuaj, të flisnit me një dermatolog dhe sigurisht të kërkoni shumë informacione para se të bëni pjesë të rutinës suaj, produkte të ndryshme të përkujdesit ndaj lëkurës.