Kantautori Kastro Zizo është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të deklaratave por edhe të veprimeve të tij.
Këtë herë ai ka qenë i ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper” ku është pyetur për debatin që ka patur së fundmi për me ish-bashkëshorten e tij të dytë, Erleta Hoti për vajzën e tyre Nia.
I pyetur nëse e takon të bijën ai është përgjigjur: “Sigurisht që e takoj dhe e dua fort”,-u shpreh Kastro dhe më pas e ka përshëndetur nga ekrani.
Kujtojmë se pak ditë më parë Erleta ka publikuar një bisedë mes tyre ku Kastro pyet për të bijën dhe më pas ajo i përgjigjet se nuk është postiere me idenë që të vij ta takoj nëse do të dijë për të.