Majk nuk mblidhet: Lë vajzën e politikanit për modelen e njohur? (FOTO) – AlpeGossip
Majk nuk mblidhet: Lë vajzën e politikanit për modelen e njohur? (FOTO)

Majk nuk mblidhet: Lë vajzën e politikanit për modelen e njohur? (FOTO)

Pas ndarjes nga Majlinda, Majku si duket nuk po gjen rehat në asnjë lidhje. Me vajzën e politikanit, Melita Nushi u duk sikur po shkonte mirë, por edhe kjo lidhje siç duket ka përfunduar.

Të paktën kështu kanë nisur thashethemet pas fotos së fundit të reperit të postuar në Instastory.

“Dua të dashurohem pasha jetën”, shkruan Majk në foton e Micah Gianneli, modele dhe fashion bloggere australiane.

Megjithatë kjo foto mund të jetë edhe thjesht shpërqëndrim për mediat e rrjetet sociale që lidhja e tij me Melitën mos të përflitet më.

Kujtojmë që pak orë më parë Majk ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Capital T me titull “Pasha jetën” e cila është pëlqyer shumë nga publiku.