Këngëtarët shqiptarë pushtojnë faqet rozë me projektet e tyre muzikore, por shpesh komentohen edhe për jetën private.
Para pak kohësh qarkulloi në rrjete sociale një fotografi shumë private e Feros me Baby G ku dukej afrimiteti mes tyre, gjë që hodhi dyshime për një romancë të mundshme mes tyre.
Reperi Fero u bë pjesë e emisionit ‘Why Not’ nga Roza Lati, ku tregoi të vërtetën e kësaj fotografie duke thënë:
“E kam patur kolege. Ajo foto është e edituar. Nuk e di kush e ka edituar, por është.”
Ndërkohë dihet se ata kanë qenë pjesë e të njëjtit label dhe kanë sjellë një bashkëpunim të titulluar ‘No Kiss’, i cili rezultoi tepër i suksesshëm për karrierën e tyre.