Lajmi për vdekjen e aktores me origjinë shqiptare, Adea Shabani, e cila kishte mbi një muaj e zhdukur, bëri bujë në media.
Katër ditë pasi i dashuri i saj vrau veten, sot u gjet në Los Angeles një trup i pajetë, që dyshohet se është i aktores shqiptare nga Maqedonia.
Pas lajmit se i dashuri e kishte vrarë e më pas groposur, të shumta ishin reagimet nga figura të ndryshme të televizionit dhe jo vetëm.
Ndër to, në rrjetin social ‘Instagram’, këngëtarja Adelina Tahiri postoi në Instastory një foto të Adeas, në të cilën shkroi :
“Gjithmonë në zemrat tona.Pusho në paqe.”
Këngëtarja e cila gjithashtu është nga Shkupi, duket mjaft e pikëlluar për humbjen e bashkëvendases së saj.