“20 MINUTA PA PUSHIM…”/ Flet blogeri i njohur, çfarë ndodhi me Zajmina Vasjarin në makinë – AlpeGossip
“20 MINUTA PA PUSHIM…”/ Flet blogeri i njohur, çfarë ndodhi me Zajmina Vasjarin në makinë

“20 MINUTA PA PUSHIM…”/ Flet blogeri i njohur, çfarë ndodhi me Zajmina Vasjarin në makinë

Blogeri i njohur “Mister Durrësi 2016”, Erald Farruku, ka nisur emisionin e tij televiziv të modës me titull “Si të vishemi”, ku e ftuara e radhës ishte Zaimina Vasjari.

“Show man”-i 22-vjeçar, që e pamë në rubrikën “Marsi apo Venusi” në “E diell” para dy vitesh, pasi u shpall fitues i “Mister Beach of Albania 2016” hapi blogun e tij, duke u kthyer në pak kohë një ikonë mode për meshkujt, nga e cila i lindi ideja për të bërë emisionin e tij me këtë tematikë.

Duke intervistuar Zaiminën tashmë me statusin e biznesmenes dhe nënës, pasi ka lënë muzikën, Eraldi tregon për “Panorama Plus” prapaskenat e një emisioni ndryshe nga të tjerët. “Zaimina Vasjari ishte në fakt personazhi i parë me të cilën unë kisha planifikuar të startoja emisionin këtë sezon. Por dolën të papritura rrugës dhe na u desh të shtyhej.

Pastaj në telefonatën që bëmë bashkë, ajo më tha: ‘Nuk vij se ti nuk vendos më 10-ta në emisionin tënd’, e thënë kjo në kuadrin e batutës, kuptohet. Duke qenë se duhet theksuar se ishte personazhi i parë që e meritonte realisht një të tillë, sepse e veshi modelen në ‘Total look’ nga koka te këmbët me një superkombinim, shijet e saj padyshim që nuk gabuan. Madje, partneres sime Almës i la superpërshtypje saqë, pasi u përshëndetëm, ajo konfidencialisht më tha: ‘Erald kjo është femra e parë shqiptare që unë bie definitivisht në dashuri me të. Nuk prisja të ishte kaq e mirë dhe superinteligjente’”.

Më tej, ai tregon anën tjetër të Zaiminës. “Ndërkohë që vlen të theksoj se ka qenë intervista ime e parë, ku kemi qeshur 20 minuta pa pushim sepse na kishte kapur e qeshura. Dhe aty në atë puntatë unë kam bërë hapjen më skandaloze të çdo puntate në historinë e televizioneve shqiptare, parë kjo në këndvështrimin tim. Pjesa më funny ishte pastaj teksa u zhvendosem për te butiku i Zaiminës me Range-n e saj dhe kemi qeshur gjithë rrugës, situatë të cilën e publikova në adresën time të “Instagram”-it, ku bëri BOOM”, përfundon Eraldi.

Në emisionin e tij ai fton personazhet më të njohur të momentit, mes të cilëve bëri përshtypja intervista me Robert Berishën, muzikantin dhe bashkëshortin e Nora Istrefit.