”VENDIN E TIJ NUK E ZË NJERI”/ Ori Nebijaj flet për raportin me Isli Islamin – AlpeGossip
”VENDIN E TIJ NUK E ZË NJERI”/ Ori Nebijaj flet për raportin me Isli Islamin

”VENDIN E TIJ NUK E ZË NJERI”/ Ori Nebijaj flet për raportin me Isli Islamin

Moderatorët e njohur Ori Nebijaj dhe Isli Islami me vite na kanë bërë shoqëri çdo mëngjes me emisionin ‘Wake up’ në Top Channel. Dyshja ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe madje as thashethemet për një lidhje të mundshme nuk kanë munguar.

Megjithatë, Ori dhe Isli kanë treguar se raporti i tyre nuk shkon përtej miqësisë. Në një intervistë për revistën “Class”, Ori është se shprehur se se është vështirë të gjesh në jetë një shok si Isli. Ajo është pyetur nëse sheh ndonjë të metë te ai si koleg. “Isli nuk ka të meta si koleg, nuk ka të meta si profesionist, eksperienca e tij në media është mbi 11 vite. Gjithnjë i kujdesshëm dhe i saktë. Një djalë fantastik, që të bëhet menjëherë shok”, është përgjigjur moderatorja.

Lidhja mes tyre është aq e fortë sa Ori ndjen se askush nuk mund ta zejë vendin e tij. “Është Isli… shumë vende bosh, e pastaj kushdo tjetër. Siç thashë ai nuk është thjesht koleg, por është ndër ata miq që rrallë të vijnë në jetë”, u shpreh ajo.