Kanë qenë emisione të rëndësishëm të ekranit, ndërsa gjatë viteve kanë fituar zemrat e audiencës me projektet e tyre. Megjithatë, tashmë janë ‘zhdukur’…
Po flasim për disa nga patentat e televizioneve të ndryshmë, të cilat në një farë mënyrë na kanë mbajtuar të gozhduar për orë të tëra duke na përciell emocione të forta.
AlpeNews.al do ju sjelli një pasqyrim të përgjithshëm lidhur më emisonet që bënë më shumë bujë në median shqiptare.
“Nga e Para”.
E nisim me emisionin e ish misit të Shqiprisë Valbona Selimmari e cila mbajti një popull të tërë të mbërthyer mbas ekranit me show-un “Nga e Para”.
Ky format kishte për tematik transformimet mbreselënese të apartamenteve të ndryshem por mbi të gjitha me emocionet qe do te përjetojnë të perzgjedhurit.
“Njerëz të Humbur”
Aida Shtino ka qenë një nga moderatoret që për disa vite me radhë drejtoi të emisionit “Njerëz të Humbur”, Shtino ka arritur të zgjidhë shumë çështje të së shkuarës që kishin mbetur në harresë, ka bashkuar qindra familje dhe madje në ndonjë rast ka arritur të zgjidhë krime të ndodhura brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Por pas largimit nga TVSH, ku Aida u shfaq për herë të fundit ajo u “zhduk” nga ekrani për t’ju përkushtuar jetës private dhe djalit të saj.
“Star Akademi”
Zana Çela është moderatorja e cila për disa vite me radhë drejtoi në TV Klan spektaklin “Star Akademi”, pasi ishte një nga emisionet e para që kishin si qëllim promovimin e artistëve të rinj dhe shfaqja e talentve të tyre. Ky emsioni pati suksesin e tij duke u ndjekur nga shumë të rinjë por jo vetëm.
“Kush do të bëhet Milioner”
Showkuizi më i suksesshëm në të gjithë globin “Kush do të bëhet Milioner” I drejtuar nga moderator dhe aktori Agron Llakjan në TV KLAN. Ky kuiz që ka bërë miliona shqiptarë të qëndrojnë para ekranit me të ftuarit dhe pytjet interesantë dhe lojrat zbavitësë që ky format të ofronte.
Përgatiti: AlpeNews.al