STUDIMI I FUNDIT/ Ja pse të dashurat “irrituese” janë më të mira se ato të “urtat” – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT/ Ja pse të dashurat “irrituese” janë më të mira se ato të “urtat”

STUDIMI I FUNDIT/ Ja pse të dashurat “irrituese” janë më të mira se ato të “urtat”

Burrat ankohen shpesh në rastet kur ‘u ka rënë për pjesë’ një partnere me personalitet të fortë. Por, sipas një studimi të ri, në fakt duhet të jenë mirënjohës për karakterin e partnereve të tyre.

Sipas këtij studimi, gratë me personalit të fortë duhet të konsiderohen si gurë të çmuar nga partnerët e tyre me fat.

Shkencëtarët thonë se këto partnere mund t’u zvogëlojnë partnerëve rrezikun e zhvillimit të problemeve shëndetësore si diabeti.

Kështu, burrat që raportuan se ishin në një marrëdhënie me gra që preferonin të kishin kontroll të vazhdueshëm dhe që i kritikonin ata ose bënin kërkesa të shumta, treguan një probabilitet më të ulët të zhvillimit të diabetit më vonë në jetë.

Këta meshkuj jo vetëm që kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit, por gjithashtu kanë një tendencë për të për të kontrolluar nivelet e sheqerit nëse diabeti shfaqet për ndonjë arsye apo tjetër.

Shkencëtarët theksuan faktin se kjo nuk ishte rezultat i një marrëdhënieje intensive dhe konfliktuale, por, si rezultat i përpjekjes së një personi për të qenë i informuar për shëndetin e partnerit të tyre, gjë që përkthehet në kritika apo kërkesa.

Gratë që kanë karakter të vështirë zakonisht marrin vendime më të mira, sepse sipas një studimi të kryer nga Shkolla e Psikologjisë e Universitetit të Uellsit të Jugut, ata janë më të zgjuara.

Ato janë shumë më skeptike, gjë që i bën të marrin vendime më objektive dhe të analizuara.

Plus, ato dinë të artikulojnë mesazhe më bindëse dhe efektive. Ndoshta kjo është arsyeja pse partnerët e tyre u kushtojnë më shumë vëmendje dhe përfundojnë duke pasur një shëndet më të mirë.