DO BËHET “NAMI”/ Këta janë të ftuarit e kësaj të shtune në “Shiko Kush Luan” (FOTOT) – AlpeGossip
DO BËHET “NAMI”/ Këta janë të ftuarit e kësaj të shtune në “Shiko Kush Luan” (FOTOT)

DO BËHET “NAMI”/ Këta janë të ftuarit e kësaj të shtune në “Shiko Kush Luan” (FOTOT)

Shiko kush Luan” u rikthye në ekran më 26 shtator pas shumë muajsh që kur u ndërpre dhe deri tani ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Në You Tube numëron me miliona klikime,teksa Luana ka vendosur që këtë vit të vijë me disa risi siç janë për shembull lojërat jashtë studios televizive.

Një tjetër risi është edhe fakti se pjesë e emisionit mund të bëheni edhe ju, pasi çdo gocë me histori frymëzuese mund të jetë e ftuara speciale e emisionit, mjafton të aplikoni.

Ndërkohë, pas episodit të parë një ndryshim ndodhi edhe me kapitenët e skuadrës, pasi Rezart Veleshnja u largua dhe u zëvendësua nga Irgen Çela.

Megjithatë, bërthama e emisionit vijojnë të jenë të ftuarit, për të cilët ka shumë kuriozitet. E dini se kush janë personazhet e të shtunës?

I ka zbuluar Alaudin Hamiti të gjithë ditën e djeshme, pasi edhe vetë moderatori është i ftuar. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ai ka treguar se përveç tij janë edhe: Ermal Fejzullahu, Dren Abazi, Capital T, Kristina Baki, Fifi dhe siç tregoi vetë më herët, Ardian Bujupi.

Për të mbështetur shoqen(Kristinën) dhe partnerin (Capital T), në backstage ishte edhe Adrola Dushi.