Prokurorët britanikë zbulojnë emrat rusëve që helmuan Sergei Skripal – AlpeGossip
Prokurorët britanikë zbulojnë emrat rusëve që helmuan Sergei Skripal

Prokurorët britanikë zbulojnë emrat rusëve që helmuan Sergei Skripal

Prokurorët e Britanisë së Madhe kanë zbuluar emrat e dy rusë të dyshuar për helmimin e Skripal.

Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro janë akuzuar për tentativën e vrasjes së ish-agjentit të rus dhe vajzës së tij, së bashku me një oficer policie britanik.

Ka “prova të mjaftueshme” për ti akuzuar për ngjarjen.

Ata mendohet se i kanë përdorur emrat si pseudonime dhe janë rreth 40 vjeç.

Përtej identifikimit të tyre si shtetas rusë, CPS nuk dha informacione të tjera se kush ishin dy burrat.

Sergei Skripal, 66-vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33vjeç, u helmuan me agjentin nervor Novichok në Salisbury në mars të këtij viti.

Sue Hemming, drejtoreshë e Shërbimeve Ligjore të CPS, tha se kishte prova të mjaftueshme “për të siguruar një perspektivë realiste të bindjes dhe se është në interes të publikut që të akuzohen Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov “.

Policia Metropolitane thotë se ata arritën në Gatwick Airport nga Moska më 2 mars dhe qëndruan në City Stay Hotel në Bow Road, në lindje të Londrës përpara se të udhëtonin për në Salisbury më 4 mars, ku dera kryesore e shtëpisë së Skripal ishte e helmuar me Novichok.

Akuzat përfshijnë komplotin për të vrarë Sergei Skripal, vrasjen në tentativë të Sergei Skripal, Julia Skripal dhe Nick Bailey, përdorimin dhe posedimin e Novichok në kundërshtim me Aktin e Armëve Kimike si edhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me qëllim ndaj Julia Skripal dhe Nick Bailey.

Kjo ngjarje solli një përplasje diplomatike mes midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Qeverinë britanike fajësoi Moskën për tentativën e vrasjesës së Skripal.

Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident.