I KUSHTOI KËNGË JASMINËS DUKE E THUMBUAR/ Arsimi mbështet Princin: Dëgjojeni… – AlpeGossip
I KUSHTOI KËNGË JASMINËS DUKE E THUMBUAR/ Arsimi mbështet Princin: Dëgjojeni…

I KUSHTOI KËNGË JASMINËS DUKE E THUMBUAR/ Arsimi mbështet Princin: Dëgjojeni…

Shumë personazhe të “Për’puthen” kanë zgjedhur të shfrytëzojnë në maksimum famën e tyre duke u bërë pjesë e muzikës. I fundit që i është bashkuar grupit të muzikantëve të “Për’puthen” është Princi. Ky i fundit ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. Ai e ka publikuar këngën të plotë ditën e sotme në kanalin e tij në “Youtube” dhe hapur është një diss për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollyëoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, shprehet Princi për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.

https://youtu.be/YEPpzbToy6E?t=125

Jasmina dhe Princi patën një takim shumë romantik mes tyre në emision dhe u duk se do të lindte diçka e bukur, por papritur marrëdhënia u kris. Më pas gjatë një puntate, Princi hpdhi akuza se Jasmina dhe Sara janë vajza materialiste. Për këtë arsye ai pati dhe një përplasje të shpër me dy vajzat në emision dhe Sara më pas zbuloi se Princit ja kishte paguar dikush tjetër shëtitjen me helikopter në takimin që pati me Jasminën.

Ndërkohë, së fundmi ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arsimi ka mbështetur këtë diss të Princit ndaj Jasminës duke e ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory.

Kujtojmë se kur Arsimi ishte pjesë e programit, Jasmina u shpreh se ai për 2 javë i kishte kërkuar të bënin një takim bashkë dhe si përfundim kishte zgjedhur Sarën për takim.

“Një gjë kam për të tjerët, sic ishte Arsimi që 2 javë më kërkonte takim mua dhe pasi ja ofroj, më lë si rezervë dhe thotë që i pëlqen Sara”, tha Jasmina.

Ky rrëfim ngjalli shumë debat në studio dhe Jasmina zbuloi ndër të tjera se ka qenë me Andin dhe Erlinin, kur ky i fundit i rekomandoi që të dilte në një takim me Arsimin dhe ai nuk bëri asnjë reagim për t’i treguar se nuk e pëlqente.