“IA DOLËM…”/ Arbana Osmani publikon VIDEON dhe pas 8 vitesh arrin të veshë fustanin që nuk i bënte – AlpeGossip
“IA DOLËM…”/ Arbana Osmani publikon VIDEON dhe pas 8 vitesh arrin të veshë fustanin që nuk i bënte

“IA DOLËM…”/ Arbana Osmani publikon VIDEON dhe pas 8 vitesh arrin të veshë fustanin që nuk i bënte

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, për të cilën vitet duket sikur kanë ndalur pasi ka mbetur po e njëjta si në daljet e saj të para.

Në muajin tetor të vitit të shkuar, ajo u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, kishin treguar prej kohësh se dëshironin t’i vendosnin një emër shqiptar, ndaj zgjodhën pikërisht emrin Diell.

Që pas ardhjes në jetë të Diellit, jeta e Arbanës ka ndryshuar plotësisht dhe tashmë dita e saj është plotësisht e zënë. Përveçse një mama me kohë thuajse tërësisht të plotë, Arbana merret edhe me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Pavarësisht se kanë kaluar pak muaj qëkur moderatorja u bë nënë për herë të dytë, ajo duket në të njëjtën formë, për të mos thënë që duket edhe më e bukur në ditët e sotme.

Së fundmi, Arbana ndau një video me ndjekësit e saj në InstaStory teksa duket me fustanin që ka veshur para 8 viteve, krahas së cilës ka shkruar:

“Ia dolëm të mbërthejmë dhe fustanin e para 8 viteve”, teksa shfaqet në studiot e “Top Channel” veshur me një fustan të verdhë të shkurtër, i cili i rri mjaft bukur dhe elegante.

VIDEO