“GJITHÇKA E IMJA”/ Miriami poston FOTON e veçantë të Ameli dhe Duam duke luajtur bashkë – AlpeGossip
“GJITHÇKA E IMJA”/ Miriami poston FOTON e veçantë të Ameli dhe Duam duke luajtur bashkë

“GJITHÇKA E IMJA”/ Miriami poston FOTON e veçantë të Ameli dhe Duam duke luajtur bashkë

Këngëtarja Miriam Cani dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë bekuar me dy fëmijë dhe duket se familja e tyre është tashmë e kompletuar.

Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.

Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe hera-herës ndan me ndjekësit momente të bukura me Duam dhe Ameli.

Së fundmi, ajo na ka kënaqur sytë me një pozë të djalit të saj, i cili rritet dita ditës dhe është një bebush super i ëmbël.

Tashmë, Duam dhe Ameli janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit dhe këngëtarja s’na e kurseu një moment shumë të këndshëm mes tyre. Ata shfaqen duke luajtur e duke qeshur së bashku, teksa na i shkrinë zemrat.

“Gjithçkaja ime”- ka shkruar Miriam krahas postimit.

Këngëtarja i ka dedikuar një këngë të birit, të titullar “Sa shumë të dua”.

Kjo këngë është posaçërisht për të voglin e saj, Duam dhe teksti na i preku zemrat të gjithëve! Kjo këngë është dedikimi dhe kujtimi më i bukur nga e ëma, që Duam do ta ketë gjatë gjithë jetës së tij!