GAZ PAJA BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Ira Seferi sjell në jetë djalin – AlpeGossip
GAZ PAJA BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Ira Seferi sjell në jetë djalin

GAZ PAJA BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Ira Seferi sjell në jetë djalin

Aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja është bërë sot baba për herë të parë. Burime për “Dritare.net” kanë zbuluar se bashkëshortja e Gazit, Ira ka sjellë në jetë djalin.

Lajmin e bukur çifti kanë vendosur ta mbajnë sekret për të shijuar në privatësi ndjesinë e bukur e të bërit prind.

Deri tani nuk janë bërë të ditura më shumë detaje, por pritet që vetë çifti të postojë së shpejti foton e parë me djalin.

Kujtojmë që Gazi e zbuloi vetë muajin e kaluar në “Soiree”, gjininë e femijes duke u shprehur i lumtur që do bëhet baba i një djali.