FANSAT E QUAJNË GJARPËR/ Taylor Swift mendon se pas gjithë kësaj fshihet Kim Kardashian – AlpeGossip
FANSAT E QUAJNË GJARPËR/ Taylor Swift mendon se pas gjithë kësaj fshihet Kim Kardashian

FANSAT E QUAJNË GJARPËR/ Taylor Swift mendon se pas gjithë kësaj fshihet Kim Kardashian

Në një intervistë për ‘Elle’, Taylor Swift foli për armiqësinë e rihapur midis saj dhe Kim Kardashian. Ajo pohoi se deklaratat e bëra në internet se këngëtarja ishte një gjarpër, i ka nxitur Kim.

Pas kësaj Kardashian është shtangur nga komentet e Swift, pasi mendonte se armiqësia me të ishte diçka që ajo e kishte lënë pas me kohë.

Kujtojmë se konflikti midis dy vajzave, nisi kur Kanye West përmendi emrin e Taylor në një këngë të tijën. Kim u shpreh se ishte thjeshtë një këngë dhe se partneri i saj i kishte kërkuar leje që ta përdorte emrin e saj, ndonëse Swift e mohoi këtë fakt.

Pas kaq shumë kohësh duket se konfliktet midis tyre janë “ndezur” sërish, ndonëse Kardashian nuk ka ndërmend ta zgjasë më tepër.