"DUA TË BËHEM NËNË SA MË PARË"/ Rozana rrëfehet për jetën private (FOTO) - AlpeGossip
“DUA TË BËHEM NËNË SA MË PARË”/ Rozana rrëfehet për jetën private (FOTO)

“DUA TË BËHEM NËNË SA MË PARË”/ Rozana rrëfehet për jetën private (FOTO)

Ditën e sotme Rozana Radi prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Përpara se të këndonte këngën e saj, Rozana ju përgjigj një pyetësori përpara një peme Krishtlindjesh.

Kur u pyet se cila është lutja e saj më e madhe këto Krishtlindje, ajo u shpreh: “Të bëhem nënë sa më shpejt”. Pavarësisht se këngëtarja nuk parapëlqen të flasë shumë për jetën e saj private, siç duket çdo gjë shkon mirë dhe ajo është plotësisht gati për të provuar ndjesinë më të bukur në botë për çdo grua.

Këtë vit Rozana konkurron në “Kënga Magjike” sërish me një baladë shumë të ndjerë të titulluar “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”.