Më të dashuruar se kurrë/ Këngëtari i bën modeles dhuratën domethënëse (FOTO) – AlpeGossip
Më të dashuruar se kurrë/ Këngëtari  i bën modeles  dhuratën domethënëse (FOTO)

Më të dashuruar se kurrë/ Këngëtari i bën modeles dhuratën domethënëse (FOTO)

Modelja Gigi Hadid dhe ylli i “One Direction”, Zayn Malik i befasuan të gjithë teksa nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale lajmëruan fansat se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare. Po aq shumë u surprizuan fansat e tyre kur pa kaluar shumë kohë u bë i ditur lajmi i ribashkimit të tyre.

Të hënën e kaluar ata janë fotografuar në New York teksa ishin duke shëtitur dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë më parë.

Mirëpo paparacët vunë re një detaj, të cilën e fiksuan menjëherë dhe ishte pikërisht një varëse që modelja mbante në qafë në të cilën ishte shkruar emri i të dashurit të saj. Me sa duket Zayn dëshiron që Gigi ta ketë në çdo vend atë me vete dhe kjo dhuratë ishte mënyra më e mirë që ta ndjejë atë afër edhe kur nuk është.

Gigi u shfaq në këtë shëtitje e veshur me një fustan të zi të gjatë, i cili kishte një çarje të guximshme në pjesën e kofshës. Ndërsa këngëtari 25-vjeçar si zakonisht mbante të veshur një këmishë me lule dhe një palë xhinse të zeza.