Luana Vjollca i bën fanses së saj dhuratën më të bukur për ditëlindje: “Pavarësisht kushteve të vështira…” – AlpeGossip
Luana Vjollca i bën fanses së saj dhuratën më të bukur për ditëlindje: “Pavarësisht kushteve të vështira…”

Luana Vjollca i bën fanses së saj dhuratën më të bukur për ditëlindje: “Pavarësisht kushteve të vështira…”

Fansat e Luana Vjollcës njihen si ndër më të zjarrtët dhe në jo pak raste e surprizojnë këngëtaren e njohur. Mirëpo me sa duket në këtë rast janë ndryshuar rolet dhe Luana ka surprizuar një ndër fanset e saj më të zjarrta në ditën e lindjes së saj.

Fansja e saj festonte ditëlindjen e saj të 15 dhe takimi me Luanën ishte dhurata më e bukur që ajo mori në këtë përvjetor. Luana udhëtoi dje drejt Podujevës për të mbajtur premtimin që ia kishte dhënë prej kohësh fanses së saj.

Të dhashë fjalën që do vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ja dola të vij pavarësisht kushteve të vështira @diellzaluana

Faleminderiit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite.

#LUANATOR përgjithmonë FAMILJE 🙏🏻💜 Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një ditë të gjatë me xhirime ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej.

Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, shkruan Luana krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar fansen e saj.