Ndjekësit kryqëzojnë Adelina Tahirin pas veprimit të ndaluar gjatë shtatzënisë – AlpeGossip
Ndjekësit kryqëzojnë Adelina Tahirin pas veprimit të ndaluar gjatë shtatzënisë

Ndjekësit kryqëzojnë Adelina Tahirin pas veprimit të ndaluar gjatë shtatzënisë

Adelina Tahiri pritet të bëhet nënë për herë të parë në fund të muajit gusht. Ajo dhe avokati maqedonas, Serjozha Markov, janë në pritje të një djali, ndërsa po shijojnë në maksimum javët e fundit.

Ndërsa ndodhen me pushime, këngëtarja ka ndarë një foto nga mbrëmja e tyre romantike në çift.
Ajo publikoi një foto me dy gota vere , ndërsa në foto shkruan: “Vetëm dashuri! Gëzuar”.

Kaq mjaftoi që ndjekësit e saj nisën ta kritikonin që ka zgjedhur pijen alkoolike, ndërsa është shtatzënë.

“Verë? Por unë e di që s’bën për shtatzënat” apo “Alkool në shtatzëni?”, ishin dy nga komentet në foto.

Por ka pasur edhe nga ata ndjekës që mbështesin veprimin e këngëtares.