Takimi i parë: Kur Justin Bieber pa për herë të parë Hailey Baldwin në 2009-n (FOTO) – AlpeGossip
Takimi i parë: Kur Justin Bieber pa për herë të parë Hailey Baldwin në 2009-n (FOTO)

Takimi i parë: Kur Justin Bieber pa për herë të parë Hailey Baldwin në 2009-n (FOTO)

Një fejesë e papritur ishte ajo e këngëtarit Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin.

Ata u lidhën për herë të dytë pak javë më parë pasi Selena Gomez i dha fund marrëdhënies me Bieber. Por një video e publikuar sot, tregon se Bieber mund ta ketë takuar më Hailey-n më parë se Gomez-in.

Një video e bukur e dy të dashuruarve është publikuar në media, ku tregohet takimi i parë i Bieber dhe Baldwin në vitin 2009.

Këngëtari kanadez është prezantuar me modelen nga babai i saj, aktori Stephen Baldwin, i cili dëgjohet t’i thotë: “E kemi shijuar muzikën tënde”.

Justin, i cili ishte një djalosh 15-vjeçar në atë kohë, shihet teksa i jep dorën modeles Hailey, rreth 13-vjeçare, teksa babai i prezanton: ‘Kjo është vajza ime Hailey’.

Tashmë babai i modeles e ka bekuar fejesën e tyre, pasi publikoi një status ku mbështeste dashurinë e dy të rinjve.