JO VETËM BES KALLAKU/ Ja aktori i famshëm shqiptar që i futet politikës (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM BES KALLAKU/ Ja aktori i famshëm shqiptar që i futet politikës (FOTO)

JO VETËM BES KALLAKU/ Ja aktori i famshëm shqiptar që i futet politikës (FOTO)

Ditën e sotme u përhap lajmi se aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, do të kandidojë për president të Shqipërisë, duke marrë shkas nga fakti se në Ukrainë në krye të shtetit u zgjodh një komedian që fitoi votat e publikut.

“Duhet mendu mirë kjo punë.”- shkruante Besi në postim duke i shtyrë të gjithë t’a mendojnë Besin si presidentin e ardhshëm të vendit.

Pas tij, edhe aktori Julian Deda ka reaguar me një postim në profilin e tij në Instagram, duke nënkuptuar se ai gjithashtu e dëshiron një post të tillë.

“Mirë se vini në epokën e komedianëve. Shqipëri, paç fatin e Ukrainës.”- shkruan Juli krahas fotos së tij.