Olsin apo Benardin, ja kë zgjedh Xheni e Big Brother – AlpeGossip
Olsin apo Benardin, ja kë zgjedh Xheni e Big Brother

Olsin apo Benardin, ja kë zgjedh Xheni e Big Brother

A​ta kanë qenë çifti më i dashur i Big Brother 9 dhe ndarja e tyre ishte një befasi për gjithë fansat.

Xheni dhe Benardi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pasi lanë shtëpinë ata u bënë protagonistë me kërcimet e tyre në spektaklin  “Dance With Me” në Tv Klan.

Gara e tyre as atje nuk zgjati shumë pasi erdhi ndarja e papritur. Ata nuktreguan asnjëherë shkakun e ndarjes. Benardi ka qëndruar indiferent ndaj kësaj ndodhie, por nga ana tjetër Xheni ka treguar se e vuan ndarjen ende.

Prej disa ditësh ajo gjendet në Shqipëri dhe është ftuar në emisionin “Oktapod”, ku nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me Benardin.

“E kam menduar të rikthehem. Do ja lej kohës. Nëse dy persona janë destinuar për të qenë bashkë, do lidhen prapë”,-tha Xheni.

Ish-banorja e Big Brother nuk e la me kaq deklaratën e saj për Benardin. Pasi Turi i tha se sheh pasion tek lidhja e tyre, Xheni u përgjigj: “Po ku gjendet Benard tjetër njëherë”.
Pse kaq i mirë është Benardi e pyeti Turi. “Po është i mirë. Ai nuk më ka tradhtuar kurrë”,-u shpreh Xheni.

Ndërkohë në media u përfol për një lidhje të mundshme me njëtjetër ish banor, Olsi Klosin.