KËRKON TË RIKTHEHET PRAPË NË KARANTINË/ Robert Berisha: Jap 2 mijë euro… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
KËRKON TË RIKTHEHET PRAPË NË KARANTINË/ Robert Berisha: Jap 2 mijë euro… (FOTO+VIDEO)

KËRKON TË RIKTHEHET PRAPË NË KARANTINË/ Robert Berisha: Jap 2 mijë euro… (FOTO+VIDEO)

Robert Berisha pas kthimit nga SHBA, për 14 ditë qëndroi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila është shndërruar në karantinë. Pas daljes nga karantina Roberti deklaroi se qëndrimi atje i ka bërë mirë sepse kishte pushuar dhe kishte ngrënë me orar.

Në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e re”, Roberti u shpreh se shpeshherë i mungon ajo periudhë. Madje ai së fundmi u kishte kërkuar policëve ta çonin prapë atje duke i ofruar me shaka 2 mijë euro.

“Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit më ndaluan policët, nuk më kërkuan leje sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë, unë bëra shaka dhe i thashë do të jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur”, u shpreh Roberti.