NORA FESTON DITËLINDJEN/ Roberti dhe Renee i bëjnë surprizën më të ëmbël (VIDEO) – AlpeGossip
NORA FESTON DITËLINDJEN/ Roberti dhe Renee i bëjnë surprizën më të ëmbël (VIDEO)

NORA FESTON DITËLINDJEN/ Roberti dhe Renee i bëjnë surprizën më të ëmbël (VIDEO)

Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite. Së fundmi ajo ka lajmëruar se do të sjell bashkëpunimin e parë me motrën e saj Era Istrefi i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Mirëpo, dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren pasi ajo feston ditëlindjen. Ka qenë bashkëshorti i saj Robert Berisha dhe e bija Renee ata të cilët nëpërmjet një videoje surprizuan dhe bënë urimin më emocionues për Norën.

Në një video të publikuar në ‘Instastory’ shihet Renee me Robertin teksa luajnë në piano dhe i këndojnë Norës këngën e ditëlindjes. Me siguri kjo video ka emocionuar shumë Norën, e cila për shkak të këngës së re siç duket nuk ndodhet pranë familjes.