RITA ORA BËN TATUAZH NJË FJALË SHQIPE/ Çfarë kuptimi të veçantë ka për këngëtaren – AlpeGossip
RITA ORA BËN TATUAZH NJË FJALË SHQIPE/ Çfarë kuptimi të veçantë ka për këngëtaren

RITA ORA BËN TATUAZH NJË FJALË SHQIPE/ Çfarë kuptimi të veçantë ka për këngëtaren

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë së fundmi një tatuazh të ri. Ajo ka publikuar një foto me anë të së cilës zbulon tatuazhin e veçantë në pjesën e qafës.

Rita ka zgjedhur të gdhendë në lëkurë fjalën shqipe “zog”, e cila ka një domethënie të madhe për të. Këngëtarja ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “Zogi mamit”. “Kur isha më e vogël nëna ime më thërriste ‘Zogi i mamit’, që do të thotë zogu i saj i vogël”, shkruan ajo krahas fotos.