“NJË DASHURI”/ Blendi Fevziu poston foton “e ëmbël” me vajzën e vogël – AlpeGossip
“NJË DASHURI”/ Blendi Fevziu poston foton “e ëmbël” me vajzën e vogël

“NJË DASHURI”/ Blendi Fevziu poston foton “e ëmbël” me vajzën e vogël

Në maj të 2015-s moderatori dhe gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, u bë baba për herë të dytë me vogëlushen Alis.

Ai tregon se gjen gjithmonë kohë për ta kaluar me dy vajzat e tij dhe fundjavat janë pikërisht për të qenë pranë familjes.

Mbrëmjen e djeshme gazetari postoi një foto me më të voglën e familjes Fevziu, e cila qëndron sipër supeve të të atit.

Me flokët e arta dhe me një buzëqeshje në fytyrë, Alis duket si një engjëll.

Blendi duket se ka vizituar sheshin “Skenderbej” dhe Pemën e Vitit të Ri të vendosur aty, për të shijuar atmosferën festive që është krijuar në qendër të Tiranës.

Fevziu dhe bashkëshortja e tij Ines kanë edhe një vajzë adoleshente, Mishel.