NJË BABA I PËRKUSHTUAR/ Gold Ag poston FOTON e veçantë me djalin: Nuk gjen asgjëkundi… – AlpeGossip
NJË BABA I PËRKUSHTUAR/ Gold Ag poston FOTON e veçantë me djalin: Nuk gjen asgjëkundi…

NJË BABA I PËRKUSHTUAR/ Gold Ag poston FOTON e veçantë me djalin: Nuk gjen asgjëkundi…

Në 28 nëntor, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Gueril. Ky emër u diskutua gjatë dhe më pas reperi u detyrua të shpjegonte domethënien e tij.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold Ag.

Gjatë kësaj kohe Gold Ag ka publikuar herë pas here momente shumë të veçanta me vogëlushin, duke dëshmuar se është një familjar shembullor dhe baba shumë i përkushtuar.

Madje, ai është lidhur aq shumë me djalin e tij, sa i thur vargjet më të ëmbla në InstaStory.

Në postimin e fundit, reperi shfaqet duke lëkundur të voglin teksa e vë në gjumë, ndërsa krahas fotos shkruan:

““Nuk gjen asgjëkundi, më të mirë se dora që të përkundi…bir”