“NUK KISHA FUQI TË KËNDOJA”/ Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës: Hera e parë… – AlpeGossip
“NUK KISHA FUQI TË KËNDOJA”/ Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës: Hera e parë…

“NUK KISHA FUQI TË KËNDOJA”/ Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës: Hera e parë…

E kemi parë të këndojë rock, këngë popullore, e balada dhe të pushtojë skenat. Megjithatë Era, ashtu si të gjithë njerëzit, ka momente kur ndihet e dobët e nuk mundet as të tregojë fuqinë e zërit të saj.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin rrëfeu mes lotësh momentin më të vështirë të jetës. Era tregoi për çastet e fundit me gjyshen e saj, e cila u nda nga jeta në dhjetor të vitit të shkuar.

“Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë netë pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime. Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë.“, tregoi Era.

Ajo kujtoi gjithashtu se në ditët e fundit të jetës i këndonte gjyshes një ninullë, me të cilën kishte rritur atë dhe motrën e saj, por e kishte të pamundur të gjente forcën për të nxjerrë zërin.

“Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas. Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte.”, tregoi Era e përlotur.