Të afërmit e Danjelit të mërzitur nga lajmi, ja çfarë kanë për të thënë për ndarjen e çiftit – AlpeGossip
Të afërmit e Danjelit të mërzitur nga lajmi, ja çfarë kanë për të thënë për ndarjen e çiftit

Të afërmit e Danjelit të mërzitur nga lajmi, ja çfarë kanë për të thënë për ndarjen e çiftit

Pushtoi sot mediat lajmi se çifti fitues i edicionit të 9 të “Big Brother”, Danjel dhe Fotini janë ndarë. Aludimet nisën nga fakti se çifti e ka mbyllur profilin e tyre të përbashkët në Instagram me emrin LaFoDa.

Ky lajm erdhi pikërisht në një kohë kur çifti pritej që të bënin dasmën e shumëpërfolur, në muajin maj.

Por çfarë ka ndodhur vërtet me çiftin e preferuar të shqiptarëve, Danjel e Fotini?

Të afërm të Danjelit janë shprehur  të trishtuar për lajmet që kanë qarkulluar sot për ndarjen.

Ata kanë sqaruar se diçka e tillë nuk është e vërtet dhe çifti vazhdon të jenë bashkë.

Siç duket mbyllja e Instagramit të tyre të përbashkët, ka qenë thjesht një veprim për të shijuar jetën e tyre në privatësi, pa postime apo statuse të cilat e vinin shpesh çiftin në qendër të vëmendjes.