Bebe Rexha zbulon punën e thjeshtë të së ëmës dhe i bën thirrje fansave: Mbushjani ju mendjen – AlpeGossip
Bebe Rexha zbulon punën e thjeshtë të së ëmës dhe i bën thirrje fansave: Mbushjani ju mendjen

Bebe Rexha zbulon punën e thjeshtë të së ëmës dhe i bën thirrje fansave: Mbushjani ju mendjen

Bebe Rexha është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare më të suksesshme të momentit në botë.

Ajo gjatë gjithë kohës poston foto dhe video në Instagram që të mbajë në dijeni fansat për përditshmërinë e saj dhe sot ajo ka bërë një postim të pazakontë.

Këngëtarja ka treguar se mamaja e saj nga dita e nesërme do të punojë në një nga dyqanet kozmetike më të njohura në New York “Bobbi Brown”.

“Për të gjithë ndjekësit e mi nga New York! Në ‘Saks Fifth Avenue’ do të hapet një departament i madh kozmetike! Nesër me 22 maj… Dhe arsyeja pse po j’ua them këtë është se mamaja ime punon tek Bobbie Brown. Kështu që shkoni e përshendeteni… por mos e përndiqni” – ka shkruar Bebe në Instastory-t e saj.

 

“Shkoni jepini mamasë time një përqafim për mua. Më ka marr malli për të. Thuajini të vijë në Los Angeles të jetojë me mua, mbase juve i’u dëgjon” – ka vijuar të shkruajë ajo në Instastory – t e saj.