DIÇKA PO VJEN/ Me rastin e ditëlindjes, Noizy jep lajmin më të bukur – AlpeGossip
DIÇKA PO VJEN/ Me rastin e ditëlindjes, Noizy jep lajmin më të bukur

DIÇKA PO VJEN/ Me rastin e ditëlindjes, Noizy jep lajmin më të bukur

Reperi i njohur Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Ai është po ashtu shumë i pëlqyer nga publiku dhe këngët e tij, të cilat kthehen direkt në hite, fansat mezi i presin.

Ditën e sotme Noizy feston ditëlindjen dhe ai ka mbushur plot 33 vjeç. Deri tani reperi nuk ka dhënë shenja se ka ndonjë plan për të organizuar ndonjë festë ama ai ka për fansat surprizën më të bukur!

Ai ka shpërndarë një foto në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shfaqet krah reperit të njohur italian, Capo Plaza. Kjo foto ka ngjallur aludimet se Noizy dhe Capo do të sjellin së shpejti një bashkëpunim së bashku, që me siguri do të bëjë namin. “33 me fat”- shkruan Noizy krahas fotos. Capo ka replikuar te kjo foto duke shkruajtur “Vëllai im i madh”.