Mos u nxito, mos u gabo… nga stili i Anita Bitrit shiko dhe mëso (FOTO) – AlpeGossip
Mos u nxito, mos u gabo… nga stili i Anita Bitrit shiko dhe mëso (FOTO)

Mos u nxito, mos u gabo… nga stili i Anita Bitrit shiko dhe mëso (FOTO)

Këdo që pyes për këngëtaret më me stil të viteve `80-`90 më thonë se Anita Bitri ka qenë një nga ato. Më kujtohen flokët e saj me onde të mëdha, dhe kapja anësore që i zbulonte vathët. Përveç stilit të veçantë në të veshur, ka spikatur dhe mënyra e saj unike e të kënduarit. Dukej shumë e çlirët në skenë, me atë gërshetin e shkurtër i cili përfundonte me një kapëse të ndritshme.

Shumë nga këngët e saj janë kënduar deri vonë. Sidomos kënga fituese e festivalit të 26-të të këngës në RTSH “Askush s`do ta besojë”. Tiparet e saj të ëmbla kombinuar edhe me veshjet e zgjdhura i jepnin një pamje spanjolle këngëtares

Më ka bërë gjithnjë përshtypje ajo kapësja tek okët, saqë kur isha e vogël e doja me patjetër dhe unë. Ishte kaq e veçantë sepse nuk e kishte askush tjetër në atë kohë. Këmisha e bardhë me supet e theksuara e bënte look-un shumë novator për kohën.

Veshjet njëngjyrëshe gjithmonë i shoqëronin me një rrip në mes, i cili theksonte belin
dhe i shtonte detaje veshjes. Kush nuk kishte rrip lëkure, i qepte një në copën e fustanit
duke e lidhur si fjongo përpara.

Anita i preferonte aksesorët aq shumë sa nuk i ndante. Varëse me një detaj të vogël në të dhe vathët e kombinuar në mënyrë të kujdesshme me veshjen, i jepnin një pamje shumë vajzërore. Makeup-in e preferonte të theksuar, por kjo sepse tiparet brune ia lejonin pak më tepër.

Mendoj se fustani i kuq është një ndër veshjet që i ka ndenjur më mirë me fytyrën dhe sytë. Ajo që më bie më shumë në sy është rripi i floririt i cili ka trashësinë e duhur. Ndoshta ka qenë ndër të parat që nuk e ka kombinuar të kuqen me të zezë.

Besoj e njihni fare mirë këtë fustanin, sepse së fundmi është rikthyer si trend. Sidomos në këtë dizajn me pala dhe supe që bien në sy. Kemi humbur aq herët një nga këngëtaret më të mira po e po, por edhe të veshura më bukur. Që e zotëronte skenën me gjithçka./Tiranapost.al