Dua Lipa sapo dhuroi 100 mijë euro/ Ja kush do t’i marrë të gjitha këto para (FOTO) – AlpeGossip
Dua Lipa sapo dhuroi 100 mijë euro/  Ja kush do t’i marrë të gjitha këto para (FOTO)

Dua Lipa sapo dhuroi 100 mijë euro/ Ja kush do t’i marrë të gjitha këto para (FOTO)

Vetëm një ditë na ndan nga koncerti gjigand që do të mbahet në Kosovë, për tre ditë me radhë, ku do të performojnë artistët më të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Ideatori dhe organizatori i saj është babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini. Ndërsa pak javë më parë kërkoi ndihmën e fansave për të mbështetur festivalin, tashmë ai me të bijën mori vendimin e papritur.

Dua dhe Dukagjin Lipa dhuruan 100.000 euro në mbështetje të kulturës dhe artit në Kosovë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. “Sunny Hill Foundation” ka shpërndarë €100,000 për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës”, shkruan në mbishkrimin e fotove të postuara në “Instagram”, Dua Lipa.

Action Bronson, Stanaj, Martin Garrix, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë vetëm disa nga 18 artistët që do të performojnë më 10-12 gusht.