Flet Eva Murati: Kam qarë shumë se nuk më punësonin në televizion, atë dita isha… – AlpeGossip
Flet Eva Murati: Kam qarë shumë se nuk më punësonin në televizion, atë dita isha…

Flet Eva Murati: Kam qarë shumë se nuk më punësonin në televizion, atë dita isha…

Edhe pse ka studiuar juridik, njerëzit e shohin teksa sjell të rejat e sportit. Prezantuesja Eva Murati ka nisur të bëhet person publik me reklama të ndryshme, por nuk punonte në televizion.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo tregoi se ka shpërthyer në të qara për ditëlindje pasi nuk kishte arritur akoma këtë gjë.

“Kur kam mbushur 18 vjec, kam qenë adoleshentja më e mërzitur në gjithë rruzullin tokësor sepse kisha bërë shumë gjëra, shumë punë, shumë prezantime por nuk kisha filluar tamam në një televizion si rrogëtare. Dhe atë ditë kam qarë, jam mërzitur. E dëshiroja, e doja me gjithë shpirt dhe pas një muaji, një muaj e pak mu plotësua dëshira”, tregoi Eva.