Shpallet femra më e bukur e 2018-ës… dhe nuk është aspak ajo që prisnim! – AlpeGossip
Shpallet femra më e bukur e 2018-ës… dhe nuk është aspak ajo që prisnim!

Shpallet femra më e bukur e 2018-ës… dhe nuk është aspak ajo që prisnim!

Revista prestigjoze “People”, ashtu si çdo muaj prill, ka publikuar edhe këtë muaj listën e vajzave dhe grave më të bukura në të gjithë globin.

Dhe gjejeni pak kush është… P!NK!

Këngëtarja e njohur është fytyra e re e revistës “People” si gruaja më e bukur e vitit dhe në kopertinën e revistës ajo shfaqet bashkë me dy fëmijët e saj, James dhe Ëilloë.

“Ndihem më e bukur tani që fitova këtë çmim”, – u shpreh P!nk e ftuar në Ellen Shoë për këtë trofe. “Që nga momenti që revista do të jetë në shitje dhe pas 7 ditëve, askush nuk mund të më shohë direkt në sy!”.

Këngëtarja e njohur mendon se është shpallur gruaja më e bukur për shkak të humorit që e karakterizon dhe ndihet mjaft e lumtur që tashmë shoqëria ka filluar t’i vlerësojë njerëzit për shkak të karakterit dhe jo aparencës.