“MA KA BËRË ZEMRËN THËRRIME”/ Moderatori shqiptar flet për ndarjen nga e dashura ) – AlpeGossip
“MA KA BËRË ZEMRËN THËRRIME”/ Moderatori shqiptar flet për ndarjen nga e dashura )

“MA KA BËRË ZEMRËN THËRRIME”/ Moderatori shqiptar flet për ndarjen nga e dashura )

Moderatori i emisionit “Wake up”, Isli Islami që në daljen e parë në media ka tërhequr vëmendjen me pamjen e tij dhe tipin e drejtpërdrejt dhe spontan. Ai është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale dhe shumë i pëlqyer sidomos nga gjinia femërore që herë pas here në ‘Instastory’ e pyesin Islin për jetën e tij private.

Ditën e sotme, moderatori i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka treguar për herë të parë një histori dashurie e cila siç duket nuk ka përfunduar dhe aq mirë.

Isli është pyetur nga fansat se nëse ka thyer apo i është thyer ndonjëherë zemra nga ndonjë vajzë dhe përgjigja e tij ka qenë shumë e sinqertë.

“Për të ma thyer, ma kanë thyer ma kanë bërë thërrime…unë besoj/ shpresoj se nuk e kam bërë deri më tani!”- është përgjigjur Isli duke mos zbuluar më shumë për vajzën në fjalë.